Ditën e sotme një bombol gazi që përdorej për gatim ka shpërthyer në fshatin Mbroje, Korçë në banesën e një 41-vjeçari me iniciale D.M.
Dyshohet se bombola ka shpërthyer si pasojë e rrjedhjes së gazit. Raportohen vetëm dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.