-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri

Kryesoret

Lëvizja Zgjohu e Kosovës (LZHK), përmes liderit Ekrem Spahiu, ka bërë një kërkesë të jashtëzakonshme për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri për krime të rënda, si vrasjet me dashje.

Spahiu ka argumentuar se në kontekstin e rritjes së kriminalitetit dhe për të forcimin e sistemit të drejtësisë, dënimi me vdekje mund të jetë një masë e nevojshme. Ai ka propozuar që ky dënim të rikthehet në bashkëpunim me Këshillin e Europës, derisa Shqipëria të anëtarësohet në BE.

“Organet e drejtësisë do të kenë më pak hapësirë për të abuzuar me ligjin. Dënimi me vdekje duhet të rezervohet vetëm për krimet e rënda të vrasjes me dashje. Një rast unik për këtë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi klasik i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut. Me rikthimin e dënimit me vdekje do të bëheshim shtet serioz”, tha Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit