-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia merr masa

Kryesoret

Ditën e nesërme do të nis Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit dhe zgjat një javë nga datat 18 deri më 25 gusht.

Zv.Drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Luan Mema në një komunikim për mediat shpjegoi të gjithë intinerarin e lëvizjes së mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga mali si dhe kufizimet e qarkullimit.

Plani i masave do të përballohet nga shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me FNSh Fier, Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore, forcat zjarrëfikëse,Spitalin Rajonal Berat, organet e pushtetit vendor dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Gjatë ditëve të intinerarit nga ora 06:00 deri në 24:00 në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë-Berat”, ”Ura Kuçit–Dimal-Berat”, “Pobrat-Dimal-Berat”, ”Berat-Mali i Tomorrit”, ”Berat-Çorovodë” dhe ”Çorovodë-Gjerbës-Mali i Tomorrit”,nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë.

Ndërsa në aksin rrugor “Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit” nuk do të lejohen të lëvizin, autobusët, furgonat mbi 8 persona dhe minibusët.

Gjithashtu në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut” qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet dhe janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në akset rrugore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit