Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit do të ndodhë vetëm nëse përmbushen kushtet e marrëveshjes dhe ka një vullnet të përbashkët mes palëve.
Ai ka theksuar se është në kontakt të përditshëm me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, dhe pret që ata të mbajnë premtimet e dhëna.
“Jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, me të cilët kemi bashkëpunim shumë korrekt dhe presim që ta mbajnë fjalën e dhënë, e cila thekson se pa marrëveshje apo pa vullnet të përbashkët, nuk do të ketë hapje të urës. Vullnet të përbashkët nuk ka sepse dialog me ta nuk kemi, por e patë që kanë shpallur zgjedhje për 9 shkurt, për ta çdo gjë është fushatë, ndaj pres provokime dhe probleme shtesë, por besoj dhe besoj se KFOR-i do t’i përmbushë premtimet dhe detyrën e tij parësore në përputhje me rezolutën 1244”, tha Vuçiç gjatë një vizite në Medvegjica ku është festuar dita e bukës së misrit dhe djathit.