Ditën e sotme kanë vijuar zjarret në kurorën e Liqenit të Zi, si dhe në pyjet në afërsi të fshatrave të njësisë Zerqan dhe Fushë Bulqizë.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme janë shfaqur edhe tre vatra zjarri në njësinë Shupenzë dhe Gjoricë dhe dy prej vatrave janë fikur gjatë natës nga shërbimet e zjarrfikësve të bashkisë së Bulqizës.
Ndërkohë zjarri në kurorën e Liqenit të Zi po vijon edhe drejt Liqeneve të Dhoksit, një zonë ku mund të ndërhyhet vetëm nga ajri.