-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamasi akuzon: Netanyahu vendos kushte të reja, pengon marrëveshjen

Kryesoret

Hamasi ka denoncuar Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vendosjen e kushteve të reja që po e dëmtojnë arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve.

“Pasi dëgjuam ndërmjetësit për atë që ndodhi në bisedimet në Doha, ne ishim të sigurt se Netanyahu ende po paraqet pengesa për arritjen e një marrëveshjeje”.

Këtë e deklaroi Hamasi në një deklaratë të transmetuar nga mediat.

“Netanyahu po vendos kushte të reja për të sabotuar negociatat, duke përfshirë mbajtjen e kontrollit mbi Korridorin e Filadelfias, Kalimin Rafah dhe Korridorin Netzarim”, pretendon Hamasi, duke shtuar se kërkesat e reja nuk plotësojnë kushtet e tij në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve. “Netanyahu mban përgjegjësi të plotë për prishjen e marrëveshjes,” përfundon deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit