Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të shqyrtojë më 21 gusht ankimimin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë, ku kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, shpallet fitues.
Koalicioni opozitar ka akuzuar për parregullsi në procesin e votimit dhe përdorim të administratës për të siguruar fitoren.
Nëse KAS e refuzon kërkesën, çështja mund të kalojë në Kolegjin Zgjedhor për shqyrtim të mëtejshëm.








