-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB: Po përkeqësohet siguria bërthamore në Zaporizhzhia

Kryesoret

Situata e sigurisë bërthamore në termocentralin Zaporizhzhia në Ukrainë është duke u përkeqësuar, sipas njoftimeve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Rafael Grossi, kreu i IAEA-së, shprehu shqetësimin e tij pas një sulmi me dron që ndodhi pranë perimetrit të zonës.

Sipas IAEA-së, goditja ka ndodhur në një rrugë jashtë objektit dhe rreth 100 metra nga e vetmja linjë e mbetur e tensionit të lartë. Centrali bërthamor, i cili nuk ka prodhuar energji për më shumë se dy vjet dhe të gjashtë reaktorët e tij janë mbyllur që nga prilli, ka qenë nën sulme të përsëritura për të cilat të dy palët kanë fajësuar njëra-tjetrën.

Grossi bëri thirrje për “përmbajtje maksimale” për të mbrojtur objektin dhe për të shmangur një katastrofë bërthamore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit