Një ndjekje spektakolare ndodhi në Itali, kur një 32-vjeçar shqiptar, i dyshuar për vjedhje në seri, çau postbllokun dhe dëmtoi një efektiv gjatë përleshjes.
Më 17 gusht, karabinierët dhe policia rrugore e Avellino-s u përpoqën ta ndalonin shqiptarin, i cili fillimisht u shtir se ndaloi, por më pas e çoi makinën me shpejtësi në drejtim të kabinës së pagesës së autostradës, duke goditur patrullën dhe thyer barrierat.
Pasi kaloi barrierat, ai vazhdoi arratisjen drejt Napolit, ku më pas u ndal nga efektivët në Pomigliano D’Arco.
Gjatë përpjekjes për të shpëtuar, shqiptari u përlesh me policinë, duke shkaktuar lëndime të lehta për një efektiv të Policisë Rrugore. Policia ende po heton për motive dhe lidhjet e mundshme të tij me vjedhjet e tjera në zonë.