-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

50-vjeçarja ndalohet në Kakavijë me 41 000 euro të padeklaruara

Kryesoret

Një 50-vjeçare, e identifikuar si Zh. D., është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me një shumë prej 41 000 eurosh, të cilën nuk e kishte deklaruar sipas ligjit.

Gjatë kontrollit të rregullt të bagazheve, shërbimet e Policisë Kufitare zbuluan shumën e madhe të parave në çantën e saj. Për këtë arsye, është kryer sekuestrimi i parave dhe është nisur procedimi penal ndaj saj për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Zh. D. është një shtetase që jeton në Greqi dhe aktualisht është në gjendje të lirë, ndërkohë që materialet e rastit janë dërguar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit