Një mjeku në Napoli të Italisë i është gjetur një shumë prej 8 milionë euro të cilët i kishte fshehur në një kasafortë pas një gardërobë.
Agjentët e Guardia di Finanza i gjetën paratë cash brenda shtëpisë së mjekut rezident në Santa Maria la Carità, i cili operonte në sektorin e sigurimeve shoqërore.
Mjeku i kishet ndarë në pako prej 20, 50, 100 dhe 200 euro, dhe të mbështjella me zarfe me shkrime dhe shënime të ndryshme. Ai nuk ishte në gjendje që të justifikonte origjinën e parave.
Në cilësinë e provës materiale agjentët kanë sekuestruar paratë që janë në disproporcion me të ardhurat e deklaruara nga mjeku.