Një 27-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e një shume parash dhe një aparati celular në banesën e shtetasit M.B. në lagjen “Minatori”.
Pas denoncimit, Komisariati i Policisë Bulqizë organizoi operacionin për kapjen e autorit, E.A., i cili kishte histori të mëparshme të dënuar për vjedhje.