-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e parë të grupit B1, Ukrainë – Shqipëri

Kryesoret

Shqipëria do të fillojë kampionatin e UEFA Nations League me një ndeshje të rëndësishme ndaj Ukrainës më 7 shtator. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” në Çeki, duke nisur nga ora 20:45.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se nga sot janë në dispozicion biletat për këtë takim, të cilat mund të blihen në portalin e FSHF-së në fshf.org/shop. Çmimi i biletës për sektorin e tifozëve të huaj është 1.200 lekë.

Biletat janë elektronike dhe do të dërgohen në emailin tuaj 3 ditë përpara ndeshjes, më 4 shtator.

Gjithashtu, janë në dispozicion biletat edhe për ndeshjen tjetër të Shqipërisë në grupin B1, që do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë, në ora 20:45. Tifozët mund të blejnë biletat për këtë sfidë në ebileta.al.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit