Më 19 gusht, 2024, dy persona, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, u qëlluan për vdekje nga dy vëllezër, Eduard dhe Gëzim Frroku, në Velipojë. Lidhur me këtë ngjarje, Zef Frroku, xhaxhai i autorëve të dyshuar, ka ofruar detaje të reja për ngjarjen e rëndë.
Frroku shpjegoi se sherri kishte filluar më herët: Para dy javësh, nga data 28, kanë ardhur dhe janë konfliktuar para hotelit të vëllait. Ka nxjerrë armën ai zotëria, e ka marrë shteti e ka çuar në burg, e ka liruar për dy ditë.
Ai gjithashtu shprehu pakënaqësinë për vendimet e gjykatës: Ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshuar nuk i ka bërë mirë as shtetit, as familjes sime dhe askujt tjetër.
Frroku theksoi se nuk ka pasur komunikim me autorët e dyshuar dhe vuri në dukje se: Në këtë shtet nuk ka askush besim për tu dorëzuar me këta prokurorë dhe gjykatës që po e vjedhin këtë vend.