Djali i Dojna Memës dhe Vlashent Satës, Nolan Sol feston sot ditëlindjen. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Dojna ka zgjedhur disa fjalë të ëmbla për të voglin e saj.
“Kjo është dita më e bukur e jetës sonë të cilën kemi zgjedhur ta festojmë pa festë me tullumbace, ndriçim e xixa. Sot është dita e celebrimit të asaj që është më e rëndësishme për ne: të jemi të gjithë bashkë në aventura e zbulimin e botës!
Gjithçka do ëndërronim për birin në ditën e lindjes së tij është të mos humbasë kurrë kuriozitetin, shkëlqimin në sy e forcën për t’u ngritur me një buzëqeshje sa herë rrëzohet. happy b’day little lion #nolansol”, shkruan Dojna krahas fotos me të birin.