-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokalari denigron Bleonën: Figurë ordinere! Çfarë e lidh atë me Richard Grenell?

Kryesoret

Evi Kokalari ka shpërthyer ndaj këngëtares shqiptaro-amerikane Bleona Qerreti në një postim të gjatë në rrjetet sociale. Kokalari e cilëson Qerretin si “figurë ordinere” dhe ngre dyshime mbi lidhjet e saj me diplomatin Richard Grenell.

Në reagimin e saj, Kokalari e kritikon ashpër Qerretin, duke e akuzuar se është njohur më shumë për takime me zyrtarë të lartë sesa për talentin e saj muzikor. Ajo thekson se Bleona ka pasur një karrierë të diskutueshme dhe akuzon përfaqësues të qeverisë dhe biznese të korruptuara për lidhjet me të.

Kokalari ka shprehur gjithashtu shqetësimin për lidhjet e Richard Grenell me Bleonën dhe ka pyetur: Çfarë e lidh Grenell me një figurë kaq të dyshimtë dhe ordinere?

Ajo akuzon Grenell dhe të tjerë për përfshirje në korrupsion dhe shpreh dyshime për ndihmën që Grenell ka ofruar për Serbinë: Eduart ‘patrioti’ nëpërmjet kabaretistes, të cilës i duhej Grenell në krahë për ti ngritur reputacionin, shkuan dhe i thanë Grenellit qe “Evi thote ti punon per Serbet”. Jo se nuk ja kam then troc shumë herë, por kur të vjen nga dikush që pretendon se flet në emër të diasporës, të duken gjërat ndryshe.

Në fund, Kokalari kërkon përgjigje për këto lidhje dhe i bën thirrje publikut të reflektojë mbi ndikimet e mundshme të këtyre marrëdhënieve në Shqipëri.

“Nese dikush ka nje pergjigje per lidhjet e Grenellit me bisnesmenet e kesaj goces, ju lutem me thoni. Është një përgjigje që e kam të nevojshme për t’ja u shpjeguar këtyre të fushatës se cfarë po ndodh në Shqipëri me aferet e këtyre.” shprehet Kokalari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit