Kylian Mbappe ka paraqitur një ankesë zyrtare ndaj PSG-së për mos shlyerje të detyrimeve financiare që arrijnë deri në 55 milionë euro.
Denoncimi është bërë pranë Federatës Franceze të Futbollit dhe komisioneve disiplinore të UEFA-s.
Nëse akuzat provohen, PSG mund të përballet me masa të rënda, si bllokimi i merkatos hyrëse ose përjashtimi nga Liga e Kampioneve, që do të dëmtonte rëndë financiarisht dhe reputacionin e klubit parizien.