I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, juristi Indrit Sefa komentoi situatën politike në Shqipëri, duke e konsideruar kryeministrin dhe mazhorancën si faktor që po pengon funksionimin e SPAK-ut.
Sefa theksoi se opozita ka mundësi të ndërhyjë në parlament, por për këtë duhet të jetë e vendosur dhe të mbështetet nga qytetarët. Ai paralajmëroi gjithashtu se veprimet e ekzekutivit mund të jenë penale dhe se presioni publik mbetet elementi kyç për të shmangur keqpërdorimet.
“Opozita ka një datë dhe duhet të dalë aty në foltore për të bërë mazhorancën lëncë. Kryeministri mban peng zv.kryeministren dhe ka ngritur një komision parlamentar për të goditur SPAK-un, çka është veprim penal për shfrytëzim detyre. Mund të marrësh edhe një gjobë nga Tirullari për këtë. Kryeministri me mazhorancën janë armiku i SPAK-ut, ndërsa SHBA janë mentori që i mëson dhe mban mazhorancën të angazhuar që mos të prekë vijën e kuqe. E vetmja gjë që ata e frikësojnë është kur qytetarët dalin dhe protestojnë për të drejtat e tyre.”









