Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe USAID sot do të nënshkruajnë marrëveshjen e re të grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.
Ky grant është i njohur si Amendamenti nr 06 i marrëveshjes për objektivat zhvillimore. Nënshkrimi do të bëhet nga Presidentja Osmani dhe Mary Elieen Devitt në emër të USAID.
Takimi do të ofrojë mundësinë për mediat të marrin pamje të ngjarjes, ndërsa Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të japin deklarata për shtyp. Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të mbështetur zhvillimin dhe avancimin në Kosovë.