Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se aleatët në Samitin e NATO-s në Uashington kanë marrë një vendim tepër të rëndësishëm për mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus.
“Aleatët morën një vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington për të forcuar bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën.
Qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten tani, dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.