-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Rekordi i mbrapshtë’! PD: Lidhjet okulte, arsyet pse ekonomia është dramë

Kryesoret

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka lëshuar të tjera akuza për qeverinë Rama nga selia e demokratëve. Eksportet shqiptare pësuan një rënie të ndjeshme dhe për këtë Teliti rendit arsyet dhe gjen fajtorin.

“Sipas Instat-it qeveritar, 7-mujori i këtij viti shënon një rekord te ri te mbrapshte keq-qeverisje. Eksportet shqiptare pësuan një rënie të ndjeshme, duke u ulur me 14.5%, ndërkohë që të fituar kanë dalë ‘miqtë importues’ pasi importet rezultojnë me rritje, konkretisht 3.2%.

Deficiti tregtar u rritur me 23.6% gjatë 7 muajve të parë të vitit, tregues ky i qartë i dobësimit të pozicionit tregtar të ekonomisë dhe prodhuesve shqiptarë krahasuar me vendet dhe konkurrentët në rajon e më gjerë.

Arsyet janë disa, por të lidhura drejtpërsëdrejti me qeverinë dhe politikat e saj okulte.

Shfuqizimi i euros i shkaktuar nga faktorë kryesisht jo ligjor që lidhen me pastrimin e miliarda eurove të krimit dhe korrupsionit, mungesa e një pakete ndihme direkte për prodhuesit duke i lenë ata në mëshirë të fatit, barra e lartë fiskale që mbretëron në vend prej 11 vitesh, mungesa e fuqisë punëtore si pasojë e shpopullimit masiv, etj, janë disa prej faktorëve të cilët kanë shkaktuar dhe sjellë këtë përfundim të hidhur për ekonominë dhe prodhuesit vendas” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit