Policia Detare në plazhin Drimadhë, Dhërmi ka shpëtuar dy turistë me gomone të cilët po rrezikoheshin nga dallgët dhe nuk mund të ktheheshin në breg.
Ata i ndihmuan dhe i nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore, së bashku me gomonet.
Më pas turistët i falenderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.