Një avion C210, me tre persona në bord, u rrëzua sot në rajonin Enkotakota të Malavisë, duke lënë dy të vdekur.
Avioni, i cili u ngrit nga një pistë private, përfundoi në liqenin Malawi (Nyasa). Ministri i Informacionit të Malavisë, Moses Kumkuyu, tha se pasagjerët dhe piloti ishin shtetas të huaj.
Një pasagjere holandeze u shpëtua nga peshkatarët që ishin në afërsi dhe është transportuar në spital në gjendje të mirë. Kërkimet për dy personat e tjerë vazhdojnë.