Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar ndaj sulmit me armë ndaj forcave të policisë në Shkodër, gjatë një operacioni për kontrollin e territorit lidhur me kultivimin e kanabisit.
Salianji e cilëson përdorimin e armëve ndaj policisë si të papranueshëm dhe deklaron: Kushdo që ngre dorën ndaj policisë, godet autoritetin e shtetit dhe duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër.
Ai gjithashtu kritikon drejtuesit e policisë dhe thotë se degradimi i rendit dhe sigurisë ka alarmuar shoqërinë, duke shtuar: Ministri prej kohësh është shpallur në kërkim dhe nuk gjendet, duke mbrojtur veten në bunkerët e ministrisë.









