-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK sekuestron pasuri dhe llogari bankare të Ilir Beqajt dhe familjarëve të tij

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë dhe llogaritë bankare të Ilir Beqajt, gruas së tij dhe personave të tjerë të përfshirë në hetime.

Ky veprim vjen në kuadër të procedimit penal nr. 190, të vitit 2023, për akuzat e korrupsionit dhe shkeljeve të tjera.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe vendimeve të ndryshme të Gjykatës së Apelit, janë sekuestruar:

14,323,125 lekë,
15,542 euro,
42,318 dollarë.

Këto shuma përfshijnë llogari rrjedhëse, depozita me afat, dhe cash, dhe i përkasin personave nën hetim si Gazment Haxhi, Elton Marini, Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Bjona Zijaj, Bledar Leka, dhe shoqërive tregtare të lidhura me ta.

Përveç kësaj, është vendosur sekuestrim mbi 19.4% të kuotave të shoqërisë “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k., si dhe mbi tre automjete të regjistruara në emër të E.K. dhe E.M.

Vazhdojnë hetimet e mëtejshme për këtë çështje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit