Në Livorno, një 34-vjeçar shqiptar është ndaluar dhe arrestuar nga policia italiane pas një incidenti gjatë një kontrolli rutinë.
Kur autoritetet i ndalën skuterin, ai tentoi të arratisej dhe hodhi një pako me 500 gramë heroinë në shkurre. Në përpjekjen për t’u kapur, 34-vjeçari sulmoi një efektiv policie, por u ndalua dhe u arrestua.
Pakoja e heroinës u sekuestrua, së bashku me një shumë të vogël në euro. Tashmë, i arrestuari është dërguar në burgun e Livornos për procedura të mëtejshme.