Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë të ditur një denoncim të ri lidhur me mungesën e barnave në spitalin Onkologjik të Tiranës.
Sipas denoncimit, një paciente me kancer nga Korça ka udhëtuar pesë herë në Tiranë për të marrë ilaçet e nevojshme për trajtimin e saj, por është ndeshur me mungesë të medikamenteve në farmacinë e QSUT-së.
Vokshi ka publikuar mesazhin e pacientës dhe ka ngritur akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrës së Shëndetësisë Albana Koçi.
“Pra jo vetëm halli i sëmundjes, jo vetëm mungesa e ilaçeve, por edhe shpenzime për të ardhur sa herë në Tiranë…për të mos mundur të marrësh ilaçin që të mbron shëndetin.
Shëndetësia falas e Ramës është shndërruar në dramë falas për qytetarët shqiptarë. Lexoni mesazhin e zonjës nga Korça,” përfundon Vokshi.