Avokatët e Hashim Thaçit kanë paralajmëruar braktisjen e mbrojtjes në Gjykatën e Hagës për shkak të mungesës së fondeve.
Ekipi mbrojtës ka kërkuar ndihmë shtesë nga qeveria e Kosovës për të siguruar mbrojtje efektive për ish-presidentin. Në një kërkesë të dërguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit” thekson se kufizimet e buxhetit kanë vështirësuar ndjeshëm përmbushjen e detyrimeve të ekipit mbrojtës.
Mungesa e fondeve ka çuar në largimin e një avokati kryesor dhe mund të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor, duke kërkuar ndihmë urgjente për të mbrojtur integritetin e luftës së UÇK-së dhe të drejtën e Kosovës për liri.