-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ç’po ndodh me avokatët e Thaçit? Gashi te “5Pyetjet.al”: Presioni dhe e vërteta

Kryesoret

Njëri prej avokatëve të ish-Presidentit Hashim Thaçi që po gjykohet në Hagë njoftoi dje largimin nga procesi pasi nuk është paguar nga fondi privat, pra jo përfaqësuesi ligjor që mbulohet nga qeveria. Por çfarë do të thotë kjo? Avokati i njohur Tomë Gashi në një intervistë për “5Pyetjet.al” u shpreh se e sheh si presion.

Besoj se është shumë e qartë, qeveria e Kosovës paguan vetëm një avokat, që është avokati prej fillimit nga qeveria e Kosovës dhe për këtë avokat prej kur është arrestuar Thaçi janë paguar më tepër se 3 milionë Euro. Qeveria nuk ka obligim që të paguajë avokatë të tjerë dhe ekipi i tij janë të përzgjedhur nga zoti Thaçi. Në ekipin e tij ka edhe avokatë të tjerë, por qeveria ka obligim vetëm për njërin prej tyre sepse të tjerët as nuk i ka paguar deri tani. Mendoj se është presion i avokatëve që do ta ndërpresin, edhe pse nuk ka të bëjë fare me qeverinë e Kosovës. Ky presion bëhet që të marrin lekë që dikush u ka premtuar apo u ka folur, dhe që tani ka vështirësi financiare” tha ai.

Por a mundet që vetëm një avokat ta përballojë procesin? “Ajo është çështje e tij, bashkë me ekipin që zgjedh, sepse askush nuk punon vetë. Mënyra e pagesës më herët në këtë Tribunal të Hagës për ish-Jugosllavinë ku kam punuar unë kanë qenë shuma të dedikuara dhe avokati kryesor ka shpërndarë lekët në bazë të punës. Dhe kur është krijuar fond privat, si në rastin e Haradinajt dhe Limajt Tribunali i Hagës nuk ka paguar më, e ka ndërprerë kur janë krijuar fonde private. Në rastin Haradinaj kanë qenë 25 persona të angazhuar, IT, hetues, një mori, armatë e tërë në mbrojtjen e tij.

Deri tani janë paguar 23 milionë Euro nga qeveria e Kosovës dhe duke ditur që këto gjykime stërgjasin unë gjykoj që shumat mund të shkojnë mbi 200 milionë Euro. Janë taksat tona, lekët tona dhe besoj që ne i bëjmë mirë, që i paguajmë secilit avokat të përzgjedhur, kanë qenë ish-pjesëtar të UÇK-së. Nëse do t’i paguante gjykata, loja do të ishte ndryshe. Për gjykatën speciale janë premtuar mbi 500 milionë euro dhe fare lehtë do të gjendej shuma për avokatët” tha ai.

Në fund, Gashi foli edhe për strategjinë dhe fundin e procesit. “Në bazë të ligjit mund të rishikohet (pagesa për avokatët), por jo dikush të shantazhojë mbrojtjen dhe të thotë që unë tani e tutje nuk do të vazhdoj nëse nuk më paguani nuk mund të vazhdoj. Duhet të ketë një bazë juridike, nëse nuk e bën këtë, atëherë i bie që i jepet një mesazh që nuk i duhet askujt që ekipi mbrojtës mund të dëmtohet, ndoshta janë taktika të avokatëve. Kush i ka paguar deri tani duhet të vazhdojë t’i paguajë, janë të shkruara në letër.

Prokuroria Speciale ka gjithmonë asete më shumë. Unë si avokat e shoh se kë duhet të angazhoj që të jem i barabartë me prokurorin, apo pak më tej, strategjia e mbrojtjes duhet të ndryshonte dhe jo të vajtonte, “ose nuk na jepni lekët ose e lëmë punën”.

Avokatët e dinë që nëse ndodh që ndërpritet puna e një pjesë, avokati kryesor që vazhdon punën, që është paguar me miliona nga qeveria e Kosovës ka të drejtë të marrë staf tjetër dhe të kërkojë që për një periudhë kohore të ndërpritet gjykimi derisa të tjerët ta shohin dhe lexojnë dosjen. Nëse avokatët e kanë konsideruar veten që deri tani që nuk janë të nivelit të punës së tillë i kanë marrë në qafë klientët e tyre dhe kërkojnë një strategji të daljes nga lënda dhe jep një situatë të tillë” deklaroi ai te “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit