William Burns, drejtor i CIA-s ndodhet në Ballkanin Perëndimor. Dje, Burns qëndroi në Bosnje dhe Hercegovinë, e pastaj do të shkojë edhe në Serbi
Sipas Deutsche Welle, Burns do ta vizitojë edhe Kosovën. “Burns vizitoi Bosnjë-Hercegovinën në disa raste edhe në cilësinë e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, por edhe vende të tjera të rajonit.
Drejtori i CIA-s, William Burns viziton pas B-H edhe Beogradin dhe Prishtinën”. Ende nuk dihet arsyeja.