-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dybala i thotë lamtumirë Romës, nënshkruan me Al-Qadsiah

Kryesoret

Paulo Dybala, pas një periudhe të suksesshme me Palermo, Juventus dhe Roma, po i jep lamtumirën Serie A për të nënshkruar një kontratë të re me klubin saudit Al-Qadsiah.

Dybala ka arritur një marrëveshje për 60 milionë euro për tre vitet e ardhshme me klubin arab. Negociatat midis Romës dhe Al-Qadsiah janë në fazën finale, me një marrëveshje që përfshin një tarifë fikse prej 6 milionë euro, plus bonuse që mund të arrijnë deri në 12 milionë euro.

Dybala, i cili ka pasur një karrierë të ndritshme në Itali, do të largohet pas dy sezonesh me Romën, ku shënoi 34 gola dhe dha 18 asiste në 64 ndeshje.

Ai ka luajtur gjithsej 464 ndeshje në Serie A, duke realizuar 170 gola dhe 82 asiste gjatë periudhave të tij në Palermo, Juventus dhe Roma.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit