Mediat italiane shkruajnë se pesë trupa të pajetë u gjetën të mërkurën gjatë kërkimeve nga autoritetet siçiliane në jahtin luksoz Bayesian, që u fundos të hënën pranë Palermos pas një stuhie, duke e çuar numrin e vdekjeve të konfirmuara në gjashtë. Ditën e sotme po vijojnë hetimet me synimin për të nxjerrë edhe trupin e fundit që dyshohet se gjendet brenda anijes.
Por kush janë viktimat?
Recaldo Thomas – Ai ishte viktima e parë e konfirmuar që u gjet i pajetë nga polumbarët pak orë pasi Bayesian u fundos në det. Kanadezi që jetonte në Antigua ishte shefi i kuzhinës së anijes.
Michael Richard Lynch – I quajtur Mike, 59 vjeçari ishte një manjat britanik i IT-së, i cili konsiderohej edhe si “Bill Gates i Britanisë”. Jahti ishte i tij (edhe pse është i regjistruar në emrin e një nga kompanive të tij).
Hannah Lynch – Vajza 18-vjeçare e Lynch dhe Angela Bacares (e cila ishte në anije, por mbijetoi).
Jonathan Bloomer – 70 vjeçari është kreu i ‘Morgan Stanley International’.
Chris Morvillo – Ai është avokati i Leeds në SHBA dhe partner në ‘Clifford Chance’ me bazë në Nju Jork.
Neda Morvillo – Dizajnerja e bizhuterive dhe gruaja e avokatit të Lynch. E njohur si Neda Nassiri, ajo dizenjonte dhe bënte bizhuteri në Nju Jork.
Judy Bloomer – Është e fundit që po kërkohet nga ekipi i zhytësve italianë.