Nga sot hyn në fuqi ligji për modernizimin e industrisë ushtarake në Shqipëri, i cili do të ndihmojë në revitalizimin e kapaciteteve të trashëguara.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me zv.ministrin Dorian Tola, vizituan uzinën e Mjekësit në Elbasan për të inspektuar avancimet dhe për të njoftuar investimet e reja që do të transformojnë këtë institucion në një komponent të rëndësishëm të mekanizmit ushtarak të vendit.
Ligji i ri mundëson krijimin e një strukture të re që do të bashkëpunojë më ngushtë me sektorin privat dhe do të përforcojë pozicionin e Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.