-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Më provokonte, isha me vajzën’! Gruaja e tradhtoi, polici: Hëngre djersën time

Kryesoret

Më provokonte sa herë përballesha me të. Atë ditë e takova rastësisht tek Komuna e Parisit. Nuk doja ta vrisja Lorenc Kostën prandaj e qëllova në këmbë. E pashë kur po haja drekë me vajzën.

Lashë vajzën dhe u ktheva dhe e qëllova. Isha në kushte të vështira, të rënduara psikologjike. Më pas takova djalin dhe ika drejt Dajtit” deklaroi ai.

Kjo është një pjesë nga dëshmia e Erjon Goxharës, efektivit të policisë që u dorëzua dje, dy ditë pasi qëlloi me armën e shërbimit inxhinierin e ERE-s, Lorenc Kosta, pasi dyshonte se ky i fundit i ngacmonte bashkëshorten.

Pasi e la të mbuluar me gjak, e filmoi çfarë bëri dhe videon ia dërgoi të plagosurit në telefon “Mëso të mos futesh më në shtëpitë e të tjerëve, dhe të hash djersën e tyre”.

Sipas dëshmive të zbardhura nga media, gruaja ia kishte pranuar efektivit se e kishte tradhtuar. Kjo shkaktoi më pas zemërimin e Goxharës që qëlloi inxhinierin.

Ai akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë. Ende nuk është marrë dëshmia e inxhinierit.

‘Nuk doja ta vrisja’! Flet polici që qëlloi me 6 plumba të dashurin e gruas

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit