-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: ‘Projekt Ligji Shërbimit të Jashtëm’, sanksionon me ligj paligjshmërinë 10 vjeçare!

Kryesoret

Si pasues i Ligjit famekeq te 2015 ky projek godet edhe ate cka mbetur europiane.
I pa konsultuar me diplomatet aktiv apo jo, grupet e interesit, ai përkeqëson me tej këtë shërbim e veçanërisht sistemin e karrierës.
1–Ky sanksionon hapësirat per “patronazhistet” e rekrutuar jashtë sistemit, ne nivele drejtuese apo si diplomate, edhe duke ja njohur si kohe per gradat diplomatike e tejkaluar ne grade ata te karrierës.
Prandaj Ministri mund te emëroje me grade Ambasador edhe dike me grade “Këshilltar”.
Çuditërisht keta mund te emërohen edhe si drejtues te Misioneve Diplomatike duke penalizuar diplomatet e karrierës.
2–Dëmton marrëdhëniet me Kuvendin duke e kthyer procesin e dëgjimit ne Komisionin e Jashtëm ne një komedi mbas dekretimit nga Presidenti.
3–Patronazhistet i vendosen ne formën e “Koordinatorëve diplomatike” të emëruar nga Ministri i Jashtëm edhe Presidentit te Republikës!!!
Ndërsa Presidenti duhet te respektoje 30 ditëshin e dekretimit te ambasadoreve!!!
4—Kur ne Ligj flitet per “shërbim të jashtëm modern”, ai na largon nga shërbimet diplomatike te vendeve europiane, të cilët e bazojnë gati tërësisht atë shërbim mbi sistemin e karrierës diplomatike.
Çuditërisht kjo pranohet edhe nga autoret, qe shkruajnë se ky projekt ligj nuk synon te përafroje me ndonjë akt te acquis….
Ku na con atëherë ky Projekt Ligj…ne Lindje!
Qëllimi i tij është sanksionimi me ligj i paligjshmërisë prej 10 vitesh si ne rekrutimin e titullarëve, diplomateve ashtu dhe ne respektimin e afateve, të shkelura tërësisht nga ky rregjim.
Per risi përmendet “Akademia diplomatike”, gjë qe ekziston edhe me një VKM te pa çfuqizuar akoma.
Ndërsa “Komisioni i apelimit” është falsitet, sepse si ai ashtu dhe Komisioni i Karrierës Diplomatike e i Disiplinës, ngrihen e kontrollohen nga Ministri.
Drejtuesit aktuale te Ministrisë nuk kane respektuar as vendimet e gjykatave, jo me te këtyre instrumenteve te tyre.
Ky projekt Ligj ka 65 Nene, nga te cilat 3 dispozitat e fundit, ne 56 nuk ka asnjë risi por thjesht lojëra fjalësh. Ne 6 Nenet e “rinj” ose nuk ka ndonjë vlere te veçante, ose sanksionojnë paligjshmërinë e tanishme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit