-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali në ditën evropiane të përkujtimit: Homazh për miliona jetë të këputura në mes

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur veprimtarinë “Porto Palermo tjetër-nga kamp, në përkujtim” në kuadër të Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se 23 gushti është shpallur nga Parlamenti Evropian si Dita e Kujtesës Evropiane për viktimat e komunizmit dhe fashizmit, duke e përshkruar si një ditë homazhi për miliona jetë të humbura.

“Ato drama e tragjedi personale të të gjithë shoqërisë njerëzore të shkaktuara nga këto dy skaje ekstreme të regjimeve dhe ideologjive. Dy skaje të së njëjtës humnerë. Dy anë të së njëjtës monedhë kriminale siç ishin nazi-fashizmi dhe komunizmi”, u shpreh Spiropali.

Spiropali nënvizoi se edhe pse Shqipëria ka kaluar tre dekada nga fundi i diktaturës komuniste, e kaluar e errët duhet të mbetet e pranishme në kujtesën kolektive për të garantuar që historia të mos përsëritet.

“Edhe atëherë kur jeta e sjell që të prekësh pak histori para syve si këtu që bëhet edhe më dramatike ndoshta pikërisht për shkak të kontrasteve të hatashme. Porto Palermo, kjo perlë e bregut tonë, dukej si zgjedhja më djallëzore për të detyruar bashkëjetesën e mrekullisë me diell, det dhe mal dhe makthin me të cilin pushtuesit dhe sunduesit e këtij vendi mbyllnin, izolonin e rrekeshin të shtypnin e shuanin kundërshtarët e tyre”, u shpreh ndër të tjera Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit