Studio e arkitekturës ‘Populous’ ka prezantuar detaje dhe imazhe të reja të stadiumit në Casablanca, të cilin e ka projektuar së bashku me studion Oualalou + Choi dhe me të cilën Maroku synon të presë finalen e Kupës së Botës 2030 që organizon së bashku me Spanjën dhe Portugalinë.
Pavarësisht se FIFA po negocion për “Santiago Bernabeun”. Me 115 mijë spektatorë do të ishte stadiumi me kapacitetin më të madh në botë.
Stadiumi, i cili do të ketë kopshte, do të mbulohet nga një çati spektakolare e bërë nga një grilë unike alumini. Fatura: 500 milionë euro.