Blerti Kanushi, 23 vjeç, i arrestuar për vrasjen e 72-vjeçarit Faik Ajdini në Memaliaj, ishte në kërkim që nga shkurt 2024 për lidhje me një grup trafikantësh droge.
Ai kishte rol ndërmjetësuesi në grupin e shpërndarjes së kokainës dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për 1.5 kg drogë të kapur në “Astir”.
Ajdini u gjet i vrarë më 19 gusht në Zhapokik të Gjirokastrës, dhe autopsia konfirmoi përdorimin e një mjeti të mprehtë.