Sokol Cikalleshi nuk është më pjesë e skuadrës së Koniasporit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi turk nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ku e falenderojnë Cikalleshin që ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës që nga sezoni 2020-2021.
“Dëshirojmë të falenderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Koniaspor për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë. I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanellën jeshilbardhë për 111 ndeshje”, njofton klubi në faqen zyrtare.