-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dajak për një gërvishtje të Audit, në kërkim lojtari i Laçit

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga sherri me të plagosur që ndodhi dje te rrethrrotullimi i TEG në Tiranë. Sot policia njoftoi se ka arrestuar 29-vjeçarin Fatjon Dauti dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Një nga personat e shpallur në kërkim është futbollisti i Laçit Mario Barjamaj. 25 vjeçari është përfshirë në sherr.

Sherri u nxit pas aksidentit me makina luksoze, njëri Audi A8 me targa angleze. Më pas në vendin e ngjarjes erdhën Dauti nga njëri krah dhe Barjamaj në tjetrin duke përfunduar duke u zënë me grushte, shkelma dhe sende të forta.

Sipas Policisë së Tiranës, ka rezultuar se Fatjon Dauti ka pasur armë me vete, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes. Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një sasi kanabisi.

Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Dy të tjerët në kërkim veç futbollistit janë Adem Noreci 29 vjeç dhe Isuf Lika 24 vjeç.

Fatjon Dautit i vihen hekurat në spital

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit