-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Ministrja Kumbaro i dha licencë ‘Sokolaj SHPK’, mbetjet e rrezikshme i trafikoi vetë qeveria

Kryesoret

Politikani dhe kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar për lajmin që ka prodhuar një bujë të fortë kombëtare dhe ndërkombëtare, për trafikimin e tonelatave me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës dhe Kinës.

Shehaj ka publikuar një shkresë që mban firmën e ministres së Mjedisit Mirela Kumbaro, sipas së cilës kompania “Sokolaj SHPK” është licencuar për transport mbetjesh të rrezikshme dhe jo.

“Ky dokument tregon se shteti shqiptar ka qenë ne dijeni të trafikut, që bëhej me lëndët e rrezikshme. Ky është akti i liçencimit të kompanisë që ka kryer eksportin e mbetjeve dhe nuk ka deklaruar që po eksportonin mbetje toksike.

Liçenca është e firmosur nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Pra, të gjitha institucionet e dinin që në ato 100 kontenierë, po trafikoheshin mbetje toksike, dhe nuk bënë asgjë, sepse trafikimi po bëhej nga vete Qeveria”, shkruan Agron Shehaj.

Më tej ai e mbylli duke thënë se “Ky është trafik shtetëror mbetjesh toksike dhe duhet të hetohet sa më shpejt. Qeveria nuk mund të heshtë më. Ky aktivitet kriminal i bërë duke përdorur institucionet shtetërore vë në rrezik shëndetin publik”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit