-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi: Aparaturat për rreze në Onkologjik 15 ditë jashtë funksionit!

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi denoncoi një situatë të rëndë në Spitalin Onkologjik të Tiranës.

Sipas një mesazhi nga qytetarët, aparaturat për rrezet kanë qenë jashtë funksionit për 15 ditë, duke çuar në ndërprerjen e terapive për pacientët që duhet të kryejnë këto trajtime pesë herë në javë.

“Vijon skandali te Onkologjiku.

Përveç mungesave në medikamente, aparaturat për rreze kane 15 ditë jashtë funksionit.

Çdo pacient duhet të bëjë 5 herë në javë terapi. Për disa javë kanë bërë një ose dy herë (ose dera ka qenë e prishur, ose e tërë aparatura). Ndërkohë që dy javët e fundit s’kanë mundur të bëjnë asnjë seancë!

Albana Koçiu, çfarë ndodh me pacientët që kanë 15 ditë pa bërë terapinë aq të nevojshme?

A është ky një krim??

Unë bëj përgjegjës direkt @ediramaal dhe @albanakociu për situatën përtej cdo imagjinate te onkologjiku!!

Pacientët dhe familjarët të reagojnë për një të drejtë kushtetuese që po i mohohet në mënyrë kriminale” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit