Forcat Speciale shqiptare po stërviten me trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi sot në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje e përbashkët.
“Operatorët specialë të të dy vendeve po punojnë vazhdimisht mbi detajet e ndërveprimit në operacionet e përbashkëta, kryesisht në goditje objekti dhe teknikat e luftimit në zonat e banuara”, u shpreh ministri.