Klubi i Laçit me anë të një njoftimi ka prezantuar dy futbollistë të tjerë që do të bëhen pjesë e familjes bardhezi.
“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me dy futbollistë që luajnë në radhët e sulmit Leo Ballhysa dhe Amadou Traore janë tashmë pjesë e familjes bardhezi. Mirëseerdhët!” , shkruan KF Laçi.
Ballhysa ka qenë pjesë e Dinamos sezonin e shkuar, teksa është aktivizuar dhe me moshat e Tiranës, ndërsa Traore vjen nga Mali për të veshur për herë të parë fanellën e një klubi shqiptar.