Policia e Himarës ka proceduar penalisht 12 persona, të cilët zaptuan hapësirën publike në plazhin e Krorëzës. Pronarët kishin ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si beach bare, nga ku ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë, duke fshehur të ardhurat dhe shmangur taksat.
Policia ka sekuestruar 300 çadra dhe 480 shezlongë, ndërkohë që materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.