-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurum hedh punëtorët në rrugë pas skandalit, Malaj: Qeveria të mos e tolerojë

Kryesoret

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka folur për skandalin e eksportimit të mbetjeve të rrezikshme të KURUM nga porti i Durrësit drejt Tajlandës. Malaj e konsideron mbylljen e Kurum si kërcënim që do të lërë pa punë qindra familje.

“Është vrastare nqs ndonjë ligjvënës apo vendimmarrës do të tolerojë sado pak ndonjë kompani që prodhon mbetje toksike dhe nuk i trajton ato sipas ligji. Kërcënimi se do të lënë qindra familje pa punë, është deri kriminal. Që procesi teknologjik në këtë industri prodhon mbetje toksike kjo është lehtësisht e provuar nga karta teknologjike që çdo kompani që ka procese teknologjike është e detyruar ta dorëzojë zyrtarisht pranë autoriteteve licencuese dhe mbikëqyrëse.

Këtë karte teknologjike çdo kompani duhet ta shqyrtojnë me përgjegjësi ligjore dhe ta miratojnë te  specialistet përkatës të autoriteteve licencuese. Disa prej të cilëve korruptohen lehtë, pavarësisht se korruptimi i tyre në rastin e mbetjeve teknologjike toksike që prodhon te sëmurë dhe viktima është vepër penale “vrasje me dashje:

Apeloj që ekspertët e industrive përpunuese që prodhojnë mbetje toksike të bëjnë oponence publike  për mbetjet toksike që prodhojmë industri përpunuese në vendin tonë. Është koha të ndalim mostrajtimin e mbetjeve ne tërësi dhe atyre toksike në veçanti sikur të jemi një vend i botës së tretë. Qëndrimi ndaj mbetjeve në tërësi dhe sidomos atyre toksike, është vijë ndarëse midis etapave dalluese të civilizimit. Ditë të mbarë, Arbeni”, shkruan ish-ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit