Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, po monitoron zhvillimet në kompaninë turke “Kurum International” e cila para pak ditësh bëri me dije se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 javë. Nga ndërprerja e punës janë pezulluar edhe kontratat e punës për rreth 500 punonjës.
Sipas kompanisë shkak i ndërprerjes është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.
Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës. Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes, si dhe të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve ju është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.
Ndërkohë prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi transportimin e ngarkesës me 816 ton nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, që dyshohet të jetë me mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut të kompanisë Kurum.