Publikohen pamjet kur dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha dhunojnë blogeren 24-vjeçare Klea Prenga.
Të dyja me kapele në kokë, hyjnë në restorantin në zonën e Kodrës së Diellit dhe afrohen për tek tavolina ku ndodhej duke ngrënë darkë 24-vjeçarja.
Njëra nga motrat, Mariela Berisha merr në një tavolinë një gotë qelqi dhe e godet menjëherë Prengën, dhe më pas konfliktohen fizikisht.
Gjatë konfrontimit përfshihet dhe Antonela Berisha, ndërsa Mariela merr sërish një tjetër gotë qelqi dhe e godet në fytyrë.
Menjëherë ndërhyn stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë. Pas sherrit dy motrat largohen të qeta dhe për t’u arratisur kanë përdorur dy automjete./