-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Musk kundër arrestimit të CEO-s së Telegram: Merruni me Zuckerberg

Kryesoret

Pasi Pavel Durov, pronari i Telegram, u arrestua në një aeroport në veri të Parisit me një mandat për shkelje të rregullave të aplikacionit, Elon Musk i doli në mbrojtje dhe kritikoi arrestimin.

Musk e quajti të gabuar ndalimin e Durov dhe bëri thirrje për arrestimin e CEO të Instagramit, Mark Zuckerberg, duke akuzuar atë për shfrytëzim të fëmijëve dhe censurë të fjalës së lirë.

Musk u shpreh në rrjetin social X se “Instagrami ka një problem masiv të shfrytëzimit të fëmijëve”, duke sugjeruar që Zuckerberg, i cili është kërkuar të kërkojë falje në Senat për abuzimin seksual të fëmijëve në internet, duhet të mbajë përgjegjësi më shumë se Durov.

Durov akuzohet se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të parandaluar përdorimin kriminal të Telegram dhe ka dështuar të bashkëpunojë me agjencitë e zbatimit të ligjit për ndalimin e përmbajtjeve të paligjshme dhe të dënueshme me sfond seksual për të miturit. Telegrami, me thuajse një miliard përdorues, ka ndikim të madh në Rusi dhe rajonin e ish-Bashkimit Sovjetik.

Pavel Durov, i lindur në Rusi, e themeloi Telegramin në 2013 dhe u largua nga Rusia në 2014 pasi refuzoi të mbyllte grupet kritike në platformën VKontakte, të cilën e shiti më vonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit