-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta nëna e trajnerit Silvinjo, Duka dhe FSHF i shprehin ngushëllimet

Kryesoret

Trajneri i kombëtares shqiptare ka humbur nënën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë lajmin se nëna e teknikut brazilian ka humbur jetën dhe i shpreh ngushëllime familjes së trajnerit Silvinjo dhe të afërme të tij.

Gjithashtu edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur në emër të tij dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit ngushëllime për trajnerin Silvinjo.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit